Protesta e opozitës, Berisha: Nisim platformën parlamentare, para Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se duke nisur nga e hëna, opozita do të nisë “platformën parlamentare”.

Sipas tij ky hap synon të krijojë një hapësirë për opozitën dhe të rikthejë debatin në politikë.

“Nesër Partia Demokratike ndërmerr hapin më të rëndësishëm kundër narkoparlamentit të kontrolluar nga Ramaduro. Fillimi i platformës parlamentare, përpara kryeministrisë! Kjo është alternativa e vetme që mbetet pasi parlamenti kalon qeverinë, programin dhe buxhetin pa debat! Dhe në kushtet që opozita lejohet të flasë vetëm 1 herë nga 9 seanca parlamentare”, shkruan Sali Berisha në Facebook.

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us