Protesta në bulevard, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka

“Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit”.

Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë podcastit të kësaj të diele, sipas të cilit protesta ka dy shtresa ata që përcjellin shqetësimet reale dhe ata që kanë shfaqur dhunë.

“Ndërkohë që, nga ana tjetër, unë jam shumë i vëmendshëm dhe një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje gjithçka që duhet dëgjuar nga protesta e bulevardit, e cila ka dy shtresa: “ujin e rrjedhshëm” të të gjithë atyre që dolën sinqerisht dhe që janë sinqerisht të shqetësuar apo që kanë halle reale dhe “koren e zezë” të gjithë dështakë-zemërakëve të ardhur nga të gjitha rrugët e jetës, që kanë krijuar një situatë konvulsive ku janë shfaqur edhe elementët e pashmangshëm të dhunës në këto raste, pasi kur shkon pas Berihait, në fund të del përpara muri”.

Lajme të tjera |  BBC jehonë protestave në Tiranë: Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us