Protesta para bashkisë, Veliaj: Janë stan me lepuj, kanë nostalgji Tiranën e ’94, por ne s’kthehemi pas

Në mbledhjen e këshillit bashkiak online, kryetari i bashkisë Erion Veliaj komentoi edhe protestën e Rithemelimit nga ku tha se janë një stan me lepuj të cilët kanë nostalgji Tiranën e ’94.

‘Këta i ka marrë malli që të qelben… i ka marrë malli të ndërtojnë kuturru përreth sheshit Skënderbej. Janë të njëjtët njerëz që merrnin pistoleta. Janë stan me lepuj. Mbushur sheshi me turistë dhe fotografonin këta që kanë nostalgji Tiranën e ’94. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria të kthehet pas. S’kanë çi bëjnë Tiranës. Çapaçula me molotov janë imitim i dobët i ultrasve të Fanatiksëve të Tiranës. Këta nuk kanë lidhje me Tiranën.’- tha Veliaj.

Lajme të tjera |  Protesta në Tiranë, flet Spiropali: Pushteti duhet të vendos kufij brenda vetes, duhet një marrëveshje e re me Shqipërinë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us