PSG dhe Arsenali barazojnë 1-1 në kohën e rregullt, finalja e Champions League shkon në 30 minutat shtesë! Francezët pa Dembele e Kravatskhelia

LIVE/ PSG 1-1 Arsenal (Ousmane Dembele 65′ (p) / Kai Havertz 6′)

HUNGARI – Këtë të shtunë duke nisur nga ora 18:00 në ‘Puskas Arena’ të Budapestit po zhvillohet finalja e Champions League mes PSG-së dhe Arsenalit. Dueli anglo-francez ishte i shumëpritur nga tifozët edhe për shkak të formës sportive të të dyja skuadrave, me ndeshjen që parashikohet ‘e luftuar’ në çdo sektor të fushës.

PSG vjen si kampion i freskët i Francës dhe kampion në fuqi i Champions League, ndërsa Arsenali po përjeton një vit fantastik pasi pas 22 vitesh ia doli që të marrë trofeun e kampionit në Premier Leaguen angleze të futbollit.

Komentet më të rëndësishme të finales:

90+6′ Joao Neves (PSG) ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli.

90+6′ Dëmtohet Ousmane Dembele, trajneri i PSG-së e zëvendëson me Ramos.

90′ Gjashtë minuta shtesë.

84′ Mundësi e artë për francezët. Barcola shkëputet dhe del i vetëm me portierin, por e ndal Raya me një ndërhyrje vendimtare.

83′ Enrique (PSG) hedh në fushë Barcola në vend të Kvaratskhelia.

83′ Arsenali bën dy zëvendësime. Dalin nga loja Trossard dhe Saka, në fushë Martinelli dhe Madueke.

66′ Arteta i Arsenalit nxjerr jashtë Mosqueran dhe Odegaard, në fushë Timber dhe Gyokeres.

65′ GOOL! Mosquera (Arsenal) ndërhyn keq në zonë në dëm të Kvaratskhelias dhe arbitri gjerman Siebert akordon 11 metërsh, i cili konfirmohet edhe nga VAR. Nga pika e bardhë goditi Ousmane Dembele (PSG) i cili riktheu ekuilibrin 1-1 në fushë.

55′ Gjuajtje e fortë nga Hakimi (PSG), por ndal Davide Raya.

54′ Saka (Arsenal) ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje në këmbët e Doue.

46′ Mosquera (Arsenal) ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa në lojë.

46′ Nis pjesa e dytë, asnjë zëvendësim nga Enrique dhe Arteta.

45+6′ Mbyllet 0-1 pjesa e parë e finales së Champions League. Arsenali kryeson kundër PSG-së falë golit të Havertz pas gjashtë minutash lojë.

45′ Gjashtë minuta shtesë në fundin e pjesës së parë.

42′ Aksion i rrezikshëm nga PSG-ja, por Fabian Ruiz gjuan mbi portë

35′ Topi është mbajtur 77 përqind nga PSG dhe 23 përqind nga Arsenali.

27′ Portieri Matvey Safonov (PSG) lëndohet dhe gjyqtari e ndal lojën në mënyrë që ai të marrë trajtim mjekësor. Vijon loja.

21′ Vitinha (PSG) përpiqet të gjejë një nga shokët e tij të ekipit, por e tepron me forcën e pasimit dhe shansi humbet.

13′ Fabian Ruiz (PSG) gjen pak hapësirë ​​brenda zonës dhe menjëherë lëshon një gjuajtje të parë. Gjuajtja shkon shumë larg shtyllës së djathtë pingule.

Lajme të tjera |  VIDEO/ Spanja është Kampione Bote! Mund një Argjentinë të shëmtuar në finale pas shtesave

6′ GOOL! Kai Havertz (Arsenal) përfiton nga një top i kthyer gjatë aksionit dhe me të majtën ia lë topin pas krahëve portierit Safonov.

1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga Arsenali.

Pragndeshja

Dueli i sotëm është i teti në gjithë historinë mes dy klubeve. Më herët gjithçka ka qenë në ekuilibër. Dy fitore ka PSG, dy fitore Arsenali dhe tre ndeshje të tjera janë mbyllur na barazim. Arsenali ka shënuar tetë gola në portën e PSG-së, teksa ka pësuar shtatë.

Në sezonin e shkuar të Champions League, aty ku PSG u shpall kampion pasi mposhti në finale 5-0 Interin, të dyja klubet u ndeshën tre herë. Në fazën e ligës Arsenali fitoi 2-0, ndërsa në gjysmëfinale PSG fitoi 0-1 në Londër dhe 2-1 në Paris duke shkuar në finale, ku më pas fitoi edhe trofeun.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique e ka kthyer ekipin e tij dominues në Francë dhe Evropë. Nëse ia del të triumfojë në finale, ky do të ishte trofeu i tij i tretë në Champions League pas suksesit të një viti më parë me PSG-në dhe një trofeu me Barcelonën në vitin 2015.

Në prag të ndeshjes, trajneri spanjoll tha se motivimi i PSG-së për këtë finale është më i madh se kurrë. Enrique vlerësoi trajnerin e ‘Topçinjve’, Arteta.

“Janë dy qasje të ngjashme, por me taktika të ndryshme. Arsenali është gjithashtu një ekip që shënon shumë gola dhe mbrohet shumë mirë. Janë thjesht dy qasje të ndryshme taktike.

Arteta? Nuk jam i befasuar që e shoh të fitojë Premier League, Arsenali e meritonte. Ata kanë qenë skuadra më e qëndrueshme, janë skuadra më e mirë në Angli. Nëse nuk gabohem, ky është sezoni i tij i gjashtë ose i shtatë me Arsenalin dhe mund ta shihni qartë llojin e skuadrës që ka ndërtuar.

Në këtë finale, nuk mendoj se ka një favorit. Do të duhet të shfrytëzojmë detajet e vogla dhe të qëndrojmë në lojë për 90 minuta të plota. Gjithmonë ka shumë tension dhe pritje rreth këtij lloj ndeshjeje. Jemi shumë të motivuar dhe gati për një trofe”, tha mes të tjerash Enrique.

‘Topçinjtë’ mbeten të pamposhtur në garën e këtij sezoni, duke fituar tetë ndeshje gjatë fazës së ligës përpara se të përparonin pa probleme nëpër raundet eliminatore pa pësuar humbje.

Spanjolli tjetër, Mikel Arteta, tha se Arsenali është gati për historinë. Ai shtoi se rivali në stol, Enrique, është një referencë që në kohën kur luantë në fushë.

Lajme të tjera |  Premio e çmendur pas fitimit të Kupës së Botës, zbulohet shifra që do të marrin lojtarët e Spanjës

“Mendoj se është mundësia për ta kapur momentin sepse është hera e dytë në historinë tonë që jemi këtu dhe kemi mundësinë të shkruajmë një kapitull të ri në historinë e këtij klubi futbolli. Për ta bërë këtë, duhet të luajmë me aq qartësi, shumë guxim dhe një dëshirë të paepur për të fituar. I kemi këto tre aspekte dhe jam i sigurt se do të jemi afër fitores.

Enrique? Ai ka qenë gjithmonë një referencë që kur ishte lojtar, sepse ishte një lojtar shumë i veçantë. Pastaj, kur u bë trajner, nëse shikoni udhëtimin e tij kur u largua nga Spanja dhe shkoi jashtë vendit, në veçanti çfarë ka bërë me klubin dhe ekipin e PSG-së, mund të shihni gjurmët e tij kudo. Identiteti, mentaliteti, mënyra se si sillen lojtarët, mënyra se si luajnë. Pra, ai ka qenë një frymëzim dhe do të përballemi me njëri-tjetrin në atë vijë anësore”, tha Arteta.

Luis Enrique dhe Mikel Arteta janë dy ish-shokë skuadre te Barcelona, ndërsa Arteta për një sezon (2001-02) ka mbajtur veshur edhe fanellën e PSG-së.

Për Arsenalin kjo e sotmja është finalja e dytë e Champions League. Për ironi, në sezonin 2005-06 ata mposhteshin 2-1 nga Barcelona në Paris.

Arbitri – Për këtë ndeshje UEFA i ka besuar gjykimin gjermanit Daniel Siebert, një prej emrave më në zë të arbitrimit në vitet e fundit. Si asistentë ndihmës do jenë gjermanët Jan Seidel dhe Rafael Foltyn, ndërsa arbitër i katërt do të jetë zvicerani Sandro Scharer. Në VAR do të jetë gjermani Bastien Dankert.

Tifozët – ‘Puskas Arena’ ka një kapacitet prej 67.155 tifozësh, ndërsa të shumtë janë ultrasit e të dyja klubeve që kanë ‘pushtuar’ Budapestin. Secili klub ka në dispozicion nga 17 mijë bileta, me pjesën tjetër që supozohet të jetë tifozeri ‘neutrale’. Festa në rrugët e Budapestit ka nisur që dje, ndërsa nuk kanë munguar përleshjet e dhunshme mes dy tifozerive, edhe pse të lokalizuara.

Mungesat – PSG ia ka dalë të rikuperojë në kohë Akimin dhe Dembele, ndërsa për Arsenalin mungesë e sigurt është ajo e Ben White.

Formacionet zyrtare:

PSG: Safonov, Hakimi, Marquinhos, Pacho, Nuno Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia Trajner: Luis Enrique

ARSENAL: Raya, Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie, Rice, Myles Lewis-Skelly, Odegaard, Saka, Havertz, Trossard Trajner: Mikel Arteta

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us