Publikohet DOKUMENTI, vajza ishte 12 vjeç kur ka kryer MARTESËN me 33-vjeçarin nga Divjaka. Avokati: Të shpallet i pafajshëm!

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e raportuar në Divjakë katër ditë më parë, ku 33-vjeçari Arianit Arapi është arrestuar, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë 14-vjeçare.

Prindërit e djalit në një intervistë për mediat u shprehën se djali ka qenë i martuar me këtë vajzë dhe nuk ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj. Sipas nënës së djalit, ata janë martuar para 10 muajsh, pavarësisht mospëlqimit të prindërve të vajzës.

Lidhur me këtë rast, emisioni investigativ “Piranjat” kanë publikuar dokumentin që vërteton saktë moshën e të miturës.

Publikohet DOKUMENTI, vajza ishte 12 vjeç kur ka kryer MARTESËN me

Për saktësim, e mitura në moshën e të ashtuquajturës martesë ka qenë saktesisht 12 vjeç e 1 muaj.

Lajme të tjera |  PD me 14 mandate në Tiranë, Meta rrezikon të mbetet jashtë Parlamentit

Pra ky dokument, mbyll çdo diskutim ligjor nëse ka dyshime se është konsumuar apo jo vepra penale, e cila parashikohet nga neni 100 i Kodit Penal.

Kjo ngjarje ka qenë në fokusin e mediave së fundmi, ku dhe ka pasur reagime të ndryshme.

Sipas avokatit Alban Duraj, kemi të bëjmë me një arrestim të pavend pasi ligji nuk parashikon vepër penale nëse marrëdheniet seksuale kanë qënë me dëshirën e të miturës. Avokati shprehet se Arianit Arapi duhet të shpallet i pafajshëm.

Ne kemi një ngërç juridik, apo një ngërç ligjor për të cilën, në gjykimin tim apo edhe të kolegëve të cilët bashkohen me mua, ky arrestimi që i është bërë zotërisë është një arrestim i paligjshëm pasi nuk kemi konsumimin e ndonjë vepre penale. Kodi penal e ka përcaktuar qartësisht ku thotë se çdo mashkull që kryen marrëdhenie seksuale me një femër që ka mbushur moshën 14 vjeç me dëshirën e saj nuk është se dënohet. Po flasim për martesë dhe ligji nuk e përcakton si një kundërvajtje penale”, u shpreh avokati për Syri tv.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us