Qazim Laçi efikas përpara kualifikueseve, lojtari kuqezi protagonist në derbin e Pragës

Aktualisht po zhvillohet derbi i Pragës në Çeki, Sparta përballë Slavias në javën e 25-të të kampionatit. Qazim Laçi i cili e ka nisur sfidën që nga minuta e parë, është bërë protagonist sot.

Mesfushori i kombëtares shqiptare ka arritur të asistojë në golin e parë të ekipit të tij, të cilin e realizoi Jaroslav Zeleny. Laçi regjistron sot përballë Slavia Pragës paraqitjen e tij të 21-të në kampionatin çek.

Në kaq sfida me skuadrën e tij, 29-vjeçari kuqezi ka arritur të realizojë dy gola dhe tre asistime, njërin e dhuroi sot në derbi.

Lajme të tjera |  "Kemi bërë ndeshje të mirë”, Mehmeti habit pas disfatës: Nuk e di çfarë ndodhi te rasti i humbur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us