Qazim Laçi super moment në Pragë, tekniku i çekëve i beson fitoren dyshes shqiptare

Sparta e Pragës ka një tjetër derbi në ligën çeke. Pas derbit të vogël kundër Duklës para disa ditësh, radhën tani e ka Bohemians.

Skuadra e shqiptarëve si Qazim Laçi dhe Indrit Tuci pret në orën 19:00 në Pragë, një ekip nga një lagje tjetër të kryeqytetit çek. Bohemians është një klub më historik se Dukla dhe pritet që t’i hap paksa më shumë telashe legjionarëve.

Nga minuta e parë e nis Laçi, i cili po përjeton moment shumë të mirë në vendin lindor. Mesfushori shqiptar ka shënuar gola, ka dhënë asistime dhe ka marrë dhe çmimin si “Lojtari i Ndeshjes”. Lojtari i Kombëtares është përfshirë edhe në “Formacioni i Javës” sa i takon ndeshjeve të mesjavës.

Në 11-shen startuese është dhe Rrahmani. Lojtari nga Kosova shënoi në supersfidën e mesjavës fituar thelllë nga të kuqtë. Sot, përsëri golat presin kampionët shqiptarë në Pragë.

Qazim Laçi super moment në Pragë, tekniku i çekëve

Rrahmani dhe Laçi

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us