Qeveria miraton EMRAT: 15 personalitete SHQIPTARE përfitojnë PENSION të POSAÇËM 1 MILION lekë! Nga Bashkim Hoxha deri

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e kësaj të enjte, datë 26 Dhjetor, miratimin e dhënies së pensionit të posaçëm shtetëror për 15 personalitete që i kanë dhënë shumë Shqipërisë, por deri më sot merrnin pension social të zakonshëm.

Këta intelektualë do të marrin shtesë të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.

Emrat që përfitojnë pension të posaçëm shtetëror:

1- Arqile Ndoni Lipe

2- Florinda Vangjel Mazreku

3- Marjana Ndue Leka

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

4- Zef Ludovik Çoba

5- Suzana Zija Turku

6- Ilir Mihallaq Pojani

7- Haxhi Hajdar Ballgjini

8- Bashkim Dalip Hoxha

9- Sulejman Haxhi Mema

10- Andrea Lluka Marko

11- Robert Seladin Kuqo

12- Bujar Haxhi Luca

13- Pjerin Luigj Bushati

14- Shpëtim Ibrahim Kushta

15- Skënder Numan Gjondedaj

Siç shihet dhe nga këta emra, 15 intelektualët e përfshirë janë nga fusha të ndryshe të artit, kulturës, publicistikës, sportit dhe muzikës.

Sa herë që këtë status e marrin personalitete të spikatura në vend, ka patur denoncime dhe akuza nga personat që janë lënë jashtë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us