Rama: Edhe socialistët iu bashkuan këngës ‘Jepe dorëheqjen’, bulevardi i flamingove pasqyrë që shoqëria na e vuri para

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së deklaroi se protesta në Bulevardin e Flamingove ishte një sfidë për qeverinë. Rama deklaroi se qytetarët që dolën në protestë nuk kishin dalë kundër investimeve të qeverisë apo kundër zhvillimit të vendit, por ishin shprehje e një kërkese për standarde të reja. Kreu i qeverisë u shpreh se mes protestuesve kishte edhe mbështetës e anëtarë të Partisë Socialiste, madje edhe punonjës të administratës publike, të cilët paradite vijonin punën dhe në mbrëmje merrnin pjesë në protesta.

Edi Rama: Nuk mjafton më që të qeverisim të tashmen me investime, arritje e integrime, por duhet të qeverisim në harmoni me përvojën e përditshme. Bulevardi i Flamingove nuk duhet parë si protestë, por si pasqyrë që shoqëria na e vuri para dhe duke na sfiduar që të shohim vetveten, që të shohim nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërinë. Të cilën me doemos duhet ta kuptojmë ne të parët në të gjithë përmasat e saj. Unë vetë në pasqyrën e Bulevardit të Flamingove pashë mbylljen e një epoke, dhe fillimin e një tjetre.

Dua t’ua them unë që në fillim duke i parë në sy atyre që protestuan kundër kryetari të Bashkisë, atyre që dolën në bulevard atyre që protestuan të heshtur apo me zë, që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona. Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bulevardit nuk protestuat ndaj Shqipërisë që ndërtuam në 3 mandatet e para. Ata jo të paktë që ishin anëtarë të PS dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti dhe në darë shkonin në protestë. Nuk dolën atje për t’ju bashkuar këngës Rama jepe dorëheqjen apo të mohoni transformimin e Shqipërisë. U bashkuan sepse forca e saj përthithëse ishte më e madhe për ta se sa figura ime. Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar. 

Lajme të tjera |  E padëgjuar: Milionerët britanikë, letër kryeministrit që të taksohen më shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us