Rama flet për Diellën në Vjenë: Mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë!

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Konferencën “Shqipëria, Horizonti i ri” që po mbahet në Vjenë.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal te anëtarësimi në BE, teksa tha se procesi ka përparuar shumë për shkak të meritave të Shqipërisë, por gjithashtu edhe prej qasjes së ndryshuar nga udhëheqësit e Unionit.

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sërish punën që do të ndërmarrë ministrja e re e kabinetit qeveritar, Diella.

Ai tha se Diella do t’u ofrojë disa shërbime qytetarëve, të cilët do të jenë në një farë mënyre ‘shefi i saj’.

Kemi hequr shërbimet fizike, pritet që 90 % e shërbimeve të ofrohen përmes internetit dhe të gjithë mund ta marrin shërbimin përmes telefonit celular, nëse janë në Tiranë apo Australi. Është një ndryshim i madh duke pasur parasysh rastet.

Sa shumë ryshfete dhe korrupsion kishte në sistem, ndërkohë që sot është i fshirë nga sistemi.

Ana e mirë e inteligjencës Artificiale është mundësia për të punuar mbi të dhënat që u ofrojmë qytetarëve. Praktikisht ministrja, që mund të jetë në vende të ndryshme në të njëjtën kohë, pasi ne se bëjmë dot.

Ajo do ju shërbejë për shumë gjëra. Sot psh njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë për të marrë shërbimin. Duhet të shkojnë nga një rubrikë te tjetra, ndërkohë që shumë shpejt ata do të veprojnë në kohë reale me ministren, me zë; kam nevojë për këtë certifikatë. Dhe ajo do ua japë. Vetëm ata do të kërkojnë. Klienti është shefi, dhe ministrja është ajo që do t’i bëjë.”, tha ai.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us