Rama flet për protestën: Vetëm duke e braktisur “kënetën e bufit stërplak”, demokratët do krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite të denjë

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në platformën X ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, që është paralajmëruar të mbahet këtë të shtunë në orën 17:00, para Kryeministrisë.

Kryeministri shprehet se kjo protestë tregon qartë se është një pasqyrë e alternativës së kalbur e një kënete politike humbësish.

Më tej ai nënvizon se “vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit”

Reagimi i kryeministrit Edi Rama

Sot bufi stërplak i kënetës opozitare dilka bashkë me kënetën e tij në protestë dhe frymëzimi i protestës qenkan broçkullat e një të arratisuri në kërkim nga drejtësia për korrupsion e fshehje pasurie Duhet përshëndetur kjo protestë, sepse është një pasqyrë e qartë sa s’ka e alternativës së kalbur të një kënete politike humbësish të degraduar, të cilën më 11 maj shqiptarët duhet ta çojnë drejt tharjes, duke votuar të vetmen forcë politike të denjë në Shqipëri, Partinë Socialiste të Shqipërisë Vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us