Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit që mbajti me emigrantët shqiptarë në Londër, kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Shqiptarët janë kudo, ju jeni kudo. Ju meritoni vetëm mirënjohje nga ky vend dhe ne së bashku do kërkojmë nga ky vend vetëm respekt për çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ju përballuat sfida të rënda dhe sot jeni më të fortë se kurrë. Edhe Shqipëria ka përballuar sfida të rënda, dhe sot është me fortë.
Ju jeni votues që për herë të parë do merrni pjesë në zgjedhje duke e gëzuar të drejtën e votës nga këtu ku jeni. Fare hapur ju them se pranverën e ardhme unë e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më krenar dhe për ta bërë Shqipërinë edhe më të të mirë, përfshirë dhe fëmijët e atyre që ishin te dera të verbuar dhe keqkuptuar”, tha kryeministri.
Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në tokat e tyre që ndodhen në male, duke folur edhe për ““Paketën e Maleve”.
“Do lançojmë “Paketën e maleve”, do t’i japë mundësi çdokujt që ka një truall, një shtëpi, në malet e Shqipërisë që mund të investojë pa patur mundësinë e tapisë, pa taksa për dhjetë vjet, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re dhe të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës. Koha e uljes së ikjeve dhe e rritjes së kthimeve po vjen, pak e nga pak”, tha ai.





