Rama: Nuk ka një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Britanisë, deklarata e Farage është marrëzi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e quajti “marrëzi” pretendimin e liderit të partisë Reform UK, Nigel Farage, se “1 në çdo 50 shqiptarë në Britani është në burg”.

Deklarata të tilla nga politikanë britanikë që lidhen me emigrancionin, Rama i konsideroi populizma si pjesë e një fushate më të gjerë dhe që ndikuan në referendumin për daljen e Britanisë nga BE, proces që njihet si Brexit.

“Ideja se kishte një numër të madh shqiptarësh në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar ishte një gënjeshtër për të bindur popullin britanik të largohej nga BE-ja.”, tha Rama në një intervistë për radion britanike ‘Times Radio’

Ai shtoi se numri i shqiptarëve që hyjnë ilegalisht në Britani është shumë i vogël dhe nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që shpesh përdoren në fushata politike.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

“Le të kthehemi tek të dhënat reale. Numrat dhe faktet në jetën tonë të përditshme janë bërë gjithnjë e më shumë një çështje opinioni, emocioni dhe besnikërie ndaj politikanëve që flasin për to. Por realiteti është ndryshe,” tha Rama.

Rama gjithashtu vuri në dukje rolin e rëndësishëm të shqiptarëve në tregun britanik të punës.

“Ku dreqin do t’i gjeni njerëzit që do t’ju ndërtojnë shtëpitë, do t’ju shërbejnë kafenë, do të jenë shoferët e taksive?” – shtoi ai.

Deklarata e Ramës vjen në një kohë kur çështja e emigracionit vazhdon të jetë një temë e nxehtë në politikën britanike, veçanërisht për shqiptarët, të cilët shpesh përmenden në debatet për kriminalitet

Lajme të tjera |  Rama nga Mali i Zi: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us