Rama takim me sipërmarrësit: Na vini në provë, S’do të keni nevojë të bëni xhiro telefonike apo kafesh

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me sipërmarrës, në kuadër të krijimit të “Shtëpisë së biznesit” e cila do të shërbejë si një strukturë shërbimi i dialogu mes Qeverisë dhe biznesit. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kjo strukturë e re, që dhe zyrat do ti ketë tek Piramida e Tiranës, pranë Kryeministrisë, do të shërbejë për një bashkëpunim me të ngushtë mes biznesit dhe Qeverisë. Po ashtu në fund kishte dhe një thirrje për sipërmarrësit, të cilëve u kërkoi ta vinin në “provë” Qeverinë.

Edi Rama: Të krijuarit e një ure të tillë dhe të hapurit një dere të tillë, që është një derë e drejtpërdrejtë në tryezën e qeverisë, është rruga më e mirë, më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të adresuar problemin, e përsëris, çdo problem dhe e nënvijëzoj, çdo problem që është nga ato situatat e papëlqyeshme të përballjes me një interpretim të gabuar të administratës apo të përballjes me një person apo me një grup personash që shfrytëzojnë të qenit në funksionin publik për të penguar punën me qëllim që të marrin mbrapsht ryshfetin e tyre. Pra, besoj që mund ta them me plot gojën që ne jemi një staf këtu dhe unë do t’iu lutesha ju dhe gjithë atyre që na dëgjojnë dhe që janë sipërmarrës që të na vënë në provë, të na vënë në provë, pastaj nëse prova dështon, atëherë rrugët e vjetra, dyert anësore, korridoret telefonike me të njohur e me miq, ju i dini përmendësh se ka 30 e ca vite që i keni rrahur ato rrugë për arsye të kuptueshme, ama, duhet të na vini në prove dhe unë jam i bindur që kjo do jetë me një përfitim të madh të përbashkët.

Lajme të tjera |  "Vota e Diasporës, arritje"/ Arlind Qori analizon zgjedhjet: S’është problemi te Kodi Zgjedhor, ja pse fitoi Rama

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us