Real Madrid gati të “plasë bombën”, përgatit rikthimin e bujshëm të ish-trajnerit

Pas eliminimit nga Champions League dhe shumë larg titullit kampion në LaLiga, trajneri Alvaro Arbeloa me shumë mundësi do të largohet nga Real Madrid. Por, “bomba” e radhës raportohet nga “Record”.

Sipas këtyre të fundit, Florentino Perez po mendon seriozisht që të ulë në stol Jose Mourinhon. Momentalisht portugezi 63-vjeçar drejton Benfica-n, por një ofertë zyrtare nga “Galaktikët”, sigurisht që nuk do mund të refuzohej.

Për “Special One”, ky do të ishte një rikthim në stolin e Real Madrid, ekip të cilin e ka drejtuar nga viti 2010 deri në vitin 2013. Me “Los Blancos”, ka fituar një titull kampion, një Kupë dhe një Superkupë të Spanjës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Nis epoka “post Josa” te Bylisi, prezantohet trajneri i ri dhe konfirmohen dy lojtarët

Kujtojmë që emra të tjerë që kanë dalë në skenë për të marrë drejtimin e madrilenëve janë të shumtë. Disa prej tyre janë, Didier Deschamps, Mauricio Pochettino, Lionel Scaloni, Massimiliano Allegri dhe Jurgen Klopp.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us