Replika për qarkun e Fierit! Bardhi: E re, por me mentalitetin e zhvatjes. Kandidatja e PS: Ka frikë nga unë

Një përplasje në distancë ka ndodhur mes kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe kandidates për deputete të PS, për Roskovecin Zegjine Caushaj. Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Fier, Gazment Bardhi ka denoncuar abuzimin më grantet në Bashkinë e Roskovecit.

Për të rezulton se grantet për bujqësinë kanë shkuar për ndërtimin e një bujtine nga mamaja e kandidates së PS për Roskovecin Zegjine Caushi. Bardhi shprehet se, kandidatja për deputete në listën e hapur të PS, Zegjine Caushaj është zyrtare e lartë e Bashkisë së Roskovecit në kohën kur e ema e saj Vjollca Caushaj ka përfituar grante për ndërtimin e një bujtine. Bradhi ka akuzuar Caushajn dhe të tjerë të lidhur me pushtetin për abuzime dhe përfitime personale. Kjo duke theksuar se fondet nuk shkuan për njerëzit e zakonshëm, por për familjarët e kandidatëve.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

”Refuzojini me votë kopjet e këqija të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut! Nuk ka rëndësi ç’moshë kanë. Edhe kur janë të rinj, kanë mentalitetin e zhvatjes së parave, përfitimit personal dhe abuzimit me pushtetin. Përshembull, më e reja e listës së PS në Fier, Zegjine Caushi, ka çdo ves të pushtetit të kalbur nga abuzimet dhe korrupsioni të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Ato pak fonde të Bashkisë Roskovec, ku prej kohësh ajo punon si zyrtare e lartë, rezulton se i ka marrë familja e kandidates për deputete. Nuk ka grante për njerëzit e zakonshëm dhe punëtor të Roskovecit, por vetëm për familjarët e tyre. Ky është modeli i pushtetit që kanë ndërtuar në këto 12 vjet. Gjithçka për vete, asgjë për njerëzit e zakonshëm! Në 11 Maj, është radha edhe e socialistëve të ndershëm që të ndëshkojnë me votë ata që i braktisën, i zhgënjyen dhe i përdorën për pasurimin e vetes dhe të familjeve të tyre”, shkruan Bardhi.

Lajme të tjera |  “Ti je gjobaxhi”/ Balla, i ashpër me deputetin Shehaj: Me çfarë mandati i përfaqëson protestuesit? Je hajdut i të dhënave personale

Nga ana tjetër kandidatja e PS në listën e qarkut Fier, Zegjine Caushaj i është përgjigjur akuzave të drejtuesit politik të PD në këtë qark me anë të një videoje në rrjetet sociale. Ajo ironizon mes shoqeve kreun e Grupit Parlamentar, duke u shprehur se tani që Bardhi e përmendi do të bëhet e famshme.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us