Reshje shiu dhe dëbore, ja parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim! Qyteti ku temperatura do të shkojë -12 gradë

Java që sapo nisi pritet të jetë një javë “tipike” dimri me reshje shiu dhe dëbore por në mesin e saj dhe më pas nuk do të mungojnë ditët me diell por temperatura të ulëta.

Në këtë mënyrë për ditën e sotme moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në zonën e qendrës dhe jug reshjet lokalisht me intensitet deri mesatar. Në relievet malore në verilindje në lartësitë mbi 300-400 metër dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Duke filluar nga dita e Martë pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike mbi vendin tonë. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe intervale afatshkurtra kthjellimi kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Në relievet malore në verilindje dhe juglindje vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të herëpashershme dëbore.

Për ditën e Mërkurë moti përgjatë ultësirës perëndimore parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët si dhe intervale afatshkurtra me diell.

Për ditën e Enjte dhe atë të Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në lindje

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

473311752_1020179630106752_175723357921808350_n

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us