Revolucioni / Tashmë OpenAi mund të krijojë një film të tërë, mjafton t’i shkruani përmbajtjen

Inteligjenca artificiale është duke ecur me hapa gjigantë në vitet e fundit, e revolucioni më i fundit vjen nga një prej kompanive lidere në këtë fushë, OpenAI.

“Sora” quhet produkti më i ri, që është i aftë të krijojë tashmë jo vetëm fotografi sipas komandave që i jep përdoruesi, por filma të tërë dhe tepër realistik.

“Ju prezantojmë Sora, modelin tonë tekst-në-video.

Sora mund të krijojë video deri në 60 sekonda me skena shumë të detajuara, lëvizje komplekse të kamerës dhe karaktere të shumta me emocione të gjalla”, shkruan OpenAi.

Për videon e Tokios, që duket në fakt sikur është realizuar nga njeriu, inteligjencës artificiale i është kërkuar ta gjenerojë në bazë të tekstit të mëposhtëm.

Lajme të tjera |  "Banoj te 313-ta, jam beqar"/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Kryemadhi s’ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

“Kërkesa: Qyteti i bukur dhe me dëborë Tokio është plot gjallëri. Kamera lëviz nëpër rrugën e zhurmshme të qytetit, duke ndjekur disa njerëz që shijojnë motin e bukur me borë dhe bëjnë pazar në tezgat aty pranë. Petalet e mrekullueshme të sakurës po fluturojnë nëpër erë së bashku me fijet e borës”.

Kjo do të thotë shumë! Një shembull është se kompani të vogla që nuk kanë mundësi të mëdha financiare për realizimin e reklamave, mund t’i kërkojnë inteligjencës artificiale ta bëjë një “spot” të tillë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us