Kategoria e Dytë ka mbyllur ndeshjet e para të sezonit të ri. Kështu kanë përfunduar 6 sfidat e ditës së sotme.
20 gola janë shënuar në këto ndeshje. 3-1 ka fituar Adriatiku ndaj Basanias, njëjtë si Besëlidhja ndaj Albanëve. Po fitore ka marrë edhe Luzi ndaj Sopotit, me kavajasit që kanë triumfuar 2-1 me përmbysje.
8 -1 ka fituar Veleçiku ndaj Murlanit. Ndërkohë në sfidat Tërbuni – Iliria dhe Naftëtari – Gramshi nuk ka fitues, me skuadrat që ndajnë nga 1 pikë në javën e parë të kampionatit.
Kategoria e Dytë: Java e 1
NDESHJET:
TËRBUNI – ILIRIA 0 – 0
ADRIATIKU – BASANIA 3 – 1 (Hasani 11′, 36′, Velaj 62’/ Shimaj 43′)
VELEÇIKU – MURLANI 8 – 1 (Shekaj 29′, 42′, 44′, 45+2′, Pjetracaj 61′, Shekaj 71′, 87′, Broja 79’/ Uku 70′)
BESËLIDHJA – ALBANËT 3 – 1 (Marku 40′, 74′, Allamni 75’/ Alushi 61′)
NAFTËTARI – GRAMSHI 0 – 0
SOPOTI – LUZI 1 – 2 (Rreshka 68’/ Morina 53′, Osma 83′)





