Rikthehet Albers Keko, por një mbrojtës është në luftë me kohën te Partizani

Partizani prej ditësh ka nisur përgatitjet për sfidën me Egnatian. “Demat” do të presin nesër në “Arenën e Demave”, ora 19:00, rrogozhinasit për të bërë mes tyre llogaritë e gjysmëfinales së kthimit.

Të kuqtë kanë fituar 1-0 duelin e parë mes tyre dhe tashmë në shtëpi do të synojnë të ruajnë këtë avantazh për të kaluar në finalen e Kupës së Shqipërisë. Për Skënder Gegën tashmë kjo është shumë e rëndësishme.

Timonieri tropojanë para kësaj ndeshje “qanë e qesh”, pasi do të ketë një rikthim të rëndësishëm, ndërsa në luftë me kohën është një tjetër lojtar. Albers Keko ka kaluar dëmtimin dhe do të mund të luajë ndaj kampionëve aktualë.

Ndërkohë nga krahu tjetër Altin Bytyçi mban në ankth stafin. Mbrojtësi është dëmtuar ndaj Bylisit në kampionat dhe tashmë ende nuk dihet nëse do të mund të luajë ndaj rrogozhinasve.

Lajme të tjera |  Gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë/ Partizani përballet me Egnatian, Vllaznia sfidon Dinamo City-n në “Elbasan Arena”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us