Rikthime dhe mungesa të mëdha në organikën e Barcelonës, Hansi Flick publikon listën e lojtarëve për sfidën e sotme

Barcelona do të përballet mbrëmjen e sotme me Valladolid në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të La Ligas. Ekipi katalanas kërkon me patjetër fitoren për t’u afruar më shumë me titullin kampion.

Në prag të sfidës së sotme, trajneri Hansi Flick ka bërë të ditur listën e futbollistëve të grumbulluar. Bën lajm rikthimi i Marc Andre Ter Stegen në portë pas plot 223 ditëve.

Por ka shqetësime për sa i përket lojtarëve që janë dëmtuar së fundi. Në listën e sotme nuk është grumbulluar as Robert Lewandowski dhe Jules Kounde. Hansi Flick po shpreson t’i rikthejë për sfidën e Championsit ndaj Interit.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us