Çmimet e kafesë dhe kakaos po rriten me ritme të shpejta dhe dalëngadalë po e nxjerrin vendin tonë nga lista e destinacioneve me kosto të ulët, si për vendasit ashtu edhe për turistët. Të dhënat e INSTAT tregojnë se çmimet e kafesë, çajit dhe erëzave u rritën me 7.1% në tetor 2025, krahasuar me tetorin e vitit 2024. Kjo ishte rritja më e fortë ndër të gjitha grupet e mallrave të konsumit bazë që merren në konsideratë për matjen e inflacionit. Por, ndonëse çmimet kanë ardhur në rritje, të njëjtën tendenca ka pasur edhe konsumi, teksa zakoni i përditshëm për shumë shqiptarë është i vështirë për tu lënë, apo reduktuar. Të dhënat e tjera të doganave tregojnë se për 10-mujorin, konsumi i kafesë arriti në 6.7 mijë tonë, niveli më i lartë i konsumit, të paktën që nga viti 2018, kur Dogana raporton të dhënat.





