‘Sa pashë emrat më iku dëshira për betejë’, Rama për drejtuesit politikë të PD-së: Humbësat kronikë, që nxorën ‘fitues’ Lulin e shkretë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me drejtuesit politikë të qarqeve, që u zgjodhën pak ditë ma parë në radhët e Partisë Demokratike.

Rama: Besoj e patë ekipin që ata nxorën para pak ditësh, dhe besoj si unë iu iku dëshira për betejë. Fund e krye humbësa kronikë, të njëjtët që e nxorën fitues shumë e shumë herë Lulin e shkretë, dhe tani do e vulosin fitoren nga penxherja. Dhe pastaj thonë që nuk fitohen zgjedhjet me diktaturën e Edi Ramës.

Pa asnjë shaka, PS ngjan shumë me Partizanin e asaj epoke në basketboll, ambicia jonë për të përmirësuar rezultatin, me ripërtëritjen e PS në janë kthyer në fitore, që do të jenë dhe më domethënëse në vazhdim. Fitorja i takon atij që bën gjithçka për ta marrë. Ne jemi përpjekur që të bëjmë gati gjithmonë PS-në që na duhet për fitoren e madhe. Më të madhe se eksperiencën ne sot kemi nevojë për forcën për të ndryshuar skuadrën që do të bëjmë gati për fitoren e mandatit të katërt.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us