“PD ka dëmtuar thelbin e protestës qytetare”, avokati Sefa: Rama në fillim u tremb, tani e ka planin e qartë

Avokati Indrit Sefa deklaroi se Partia Demokratike e ka dëmtuar protestën.

Ai e shtjelloi kështu mendimin e tij: “Unë nuk shoh protestë të organizuar nga Partia Demokratike. Madje, mendoj që PD-ja e ka dëmtuar thelbin e protestës. Ditët e para, protesta ishte shumë e bukur, tërheqëse, të gjithë qytetarët e panë veten në atë protestë, pjesë të asaj proteste. Shikonin që po transmetohej edhe halli i tyre aty. Më pas, Rama nisi me antimitingje si Ramiz Alia dhe e pashë realisht të rrezikuar Ramën në ato momente, sepse nuk po dinte si t’i përgjigjej. Sot, Edi Rama di si të përgjigjet, e ka planin të qartë”, tha ai në emisionin “Off the Record” në A2CNN.

“Javën e parë kërkonin me patjetër një drejtues. Sa doli një drejtues, i numëruan edhe lugët në shtëpi atij të shkretit. Protesta pati suksesin maksimal kur nuk kishte drejtues sepse Sigurimi i Shtetit nuk dinte se kë grup duhet të godiste. Pankartat e të rinjve ishin forma më e lartë e protestës, ironia ishte në nivelet maksimale, duke e bërë protestën shumë tërheqëse për të gjithë. Kur u bë në nivel politik, nuk e kuptoj pse u shpreh opozita. Nuk e kuptoj pse u angazhua. Protesta duhej të lihej të bënte punën e vet ashtu siç nisi”, shtoi Sefa

Lajme të tjera |  Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu derisa të të largojmë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us