‘S’doja të shihja shqiptarë me sy” – 70-vjeçari: Ika me rrobat e burgut në Greqi

I ftuari i kësaj të shtunë në emisionin “Real People” ishte Fadil Daja, 70 vjeçari që ndau historinë e tij të vështirë dhe sfidat që e shoqëruan gjatë jetës.

Ai rrëfeu për periudhën e tij të burgimit, kur u arrestua për tentativën për t’u arratisur në Kanada.

Fadili shpjegoi se, së bashku me tre shokët e tij nga ushtria, kishin planifikuar të emigronin drejt Kanadasë, por fatkeqësisht u kapën nga policia.

Ai tregoi se pas arrestimit, u dënua me dymbëdhjetë vite në birucat e burgut “313” në Tiranë, ku më pas u transferua në burgun e Spaçit.

“Kur dola nga burgu, isha vetëm me rrobat e burgut. Ishte sezon prilli, sezon plazhi, dhe më çuan për punë në një hotel tavernë në Kretë, Greqi.

Lajme të tjera |  “Nuk sheh syri, sheh mendja” - Rama reagon sapo nisi protesta: Shqiptarët e verbër po përdoren si vegla qorre kundër Shqipërisë

Ishte një periudhë kur nuk doja të shihja shqiptarë, por preferoja të jetoja me fokat dhe pinguinat në Indi.

E mendova Kretën si një ishull ekzotik, por kur mbërrita, Pireu dhe Athina mu dukën si vende të ngritura me gradaçela,” tha Fadili.

Ai përshkroi përvojën e tij në Kretë, ku punoi si sanitar në ambientet e një hoteli për rreth 25 vjet.

“U martova në moshën 50 vjeçare me mblesëri,” përfundoi ai, duke e theksuar se jetesa e tij ishte e mbushur me përvojat dhe sfidat e veta.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us