Serie A/ Cagliari i Alen Sherrit merr fitore të rëndësishme, mposht Monzën dhe i largohet “zonës së ftohtë”

Cagliari ia ka dalë që të triumfojë në shtëpi përballë Monzës në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Unipol Domus”, përfundoi 3-0 në favor të vendasve.

Golat për Cagliarin u shënuan në pjesën e dytë, aty ku Viola, Gaetano dhe Luvumbo gjetën rrugën e rrjetës. Ndërkohë që portieri shqiptar, Alen Sherri e ndoqi këtë ndeshje nga stoli.

Me këtë fitore, Cagliari i largohet zonës së ftohtë dhe shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e 15-të. Në krahun tjetër, me 15 pikë të grumbulluara, Monza mbetet në vendin e fundit.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us