Sherri mes adoleshentëve/ Familja e 19-vjeçarit hap dyert e mortit!

Grei Bihuci, 19 vjeç i cili u vra ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka përcilët sot për në banesën e fundit. Familja e Greit ka hapur sot dyert e mortit, ndërsa të afërm dhe miq janë tronditur nga humbja e papritur e të riut.

Çfarë ndodhi një ditë më parë

Grei Bihuci u qëllua ditën e djeshme me thikë nga Florjan Muka në qendër të Fierit. Dyshohet se sherri mes tyre nisi në rrjetet sociale për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze dhe më pas degradoi në përleshje fizike. Autori 18-vjeçar u arrestua pas ngjarjes dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje. Shoku i viktimës Olti Serjanaj, 20 vjeç, mbeti i plagosur gjithashtu dhe ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën.

Lajme të tjera |  Tani është formalitet: Komiteti voton pro, Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us