“Shifër marramendëse vizitorësh”, Rama: Shqipëria në 2030 do jetë vend kampion i turizmit në këtë rajon

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës që mbajti në promovimin e kalendarit turistik veror, tha se shifrat e turistëve që kanë vizituar vendin po rriten me ritme të shpejta.

Ai theksoi se Shqipëria ka hyrë në rrugën e transformimit, ndërsa objektivi kryesor shtoi Rama, është që të Shqipëria brenda vitit 2030 të kthehet në “Evropën e Ballkanit”.

Një shifër kam dëshirë ta ndaj me ju, sepse është një shifër tejet domethënës, e paimagjinueshëm deri jo shumë vite më parë, shumë kuptimplotë se çfarë po përpiqemi të bëjmë, por edhe orientuese për si do shkojmë më tej.

Sitet arkeologjike, vetëm më 4 muaj e parë të këtij viti kanë tërhequr 182 mijë vizitorë, ndërkohë parqet kombëtare janë vizituar rreth 800 mijë vizitorë, Këto janë shifra marramendëse potë kemi parasysh se nga jemi nisur.

Gjithmonë e rëndësishme për ne është se ku duhet të shkojmë dhe për këtë kemi fiksuar majën e 2030, si një pikë, ku jo vetëm transformimi I vendit do të behët I pakthyeshëm, por kur Shqipëri do të rrezatojë në këtë rajon shëmbëlltyrën e një vendi që është Evropa e Ballkanit”, tha Rama.

Lajme të tjera |  Nis protesta e 5-të radhazi, qytetarët protestojnë sërish te Kryeministria me thirrjen slogan: Rama n’burg, Berisha n’burg

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us