Shkak bëhet një koncert, mbyllet stadiumi ku Shqipëria do të përballet me Anglinë

Anglia është njohur ditën e djeshme me rivalët që do të ketë gjatë kualifikueseve të Botërorit 2026. “Tre Luanët” do të jenë në grup me Shqipërinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Me Shqipërinë do të nisë dhe aventura e kualifikueseve më 21 mars, në stadiumin “Wembley” të Londrës. Megjithatë, ky stadium do të jetë i mbyllur për ndeshjen e 6 shtatorit kundër Andorrës.

Shkak për mbylljen e stadiumit është bërë banda muzikore, “Coldplay”. Këta të fundit kanë rezervuar mitikun “Wembley” nga data 22 gusht deri më 8 shtator, duke zhvendosur në tjetër stadium ndeshjen me Andorrën.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ La “gjurmë” te Partizani dhe ka debutuar me Kombëtaren, sulmuesi shqiptar pranë kalimit te klubi elitar në Evropë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us