SHOKUESE / 20-vjeçari rrëmbehet në mes të sheshit “Skënderbej” nga 3 persona, policia jep detaje

Një 20-vjeçar është rrëmbyer dhe dhunuar ditën e sotme në Tiranë, bën me dije policia, duke njoftuar se ka arritur të arrestojë autorët.

Ngjarja e paprecedent ka ndodhur në sheshin “Skënderbej” në qendër të Tiranës, ku shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, si dhe një 19-vjeçar, kanë marrë me forcë 20-vjeçarin dhe e kanë dhunuar.

Dy prej autorëve janë arrestuar thotë policia, ndërsa në pranga është vënë edhe një 28-vjeçar për moskallëzim të krimit.

Dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Njoftimi i Policisë:

I hoqën lirinë një shtetasi dhe ushtruan dhunë ndaj tij, arrestohen 2 shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Lajme të tjera |  Bordi i Tranparencës ndryshon çmimin e karburanteve, ul me 3 lekë naftën dhe benzinën

Gjithashtu, u arrestua 1 shtetas tjetër që ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar në Polici.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas kallëzimit të marrë ditën e sotme nga një 20-vjeçar, se 3 shtetas i kishin hequr lirinë dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Si rezultat:

– u arrestuan shtetasit D. B., 36 vjeç, dhe E. H., 31 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi H. P., 19 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;

– u arrestua shtetasi T. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shtetasit D. B., E. H. dhe H. P., dyshohet se për motive të dobëta, kanë marrë me forcë në sheshin “Skënderbej”, një 20-vjeçar, ndaj të cilit kanë ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa shtetasi T. K. ka patur dijeni për ngjarjen, por nuk e ka kallëzuar atë në Polici.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us