“Shpërthen” Artan Hoxha: Beleri shkeli lejen, duhet të dënohet me pesë vite burg

Artan Hoxha thotë se Fredi Beleri shkeli lejen e Drejtorisë së Burgjeve, e cila e lejoi të shkojë në Strasburg për të marrë mandatin e eurodeptuetit, por ai ndaloi në Greqi për të takuar kryeministrin Mitsotakis, ndaj duhet të dënohet me pesë vite burg.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se fajtor për këtë çështje është Edi Rama, pasi administrata e tij miratoi lejen për një person që në të shkuarën i është fshehur drejtësisë.

Deri në momentin kur lejen e Belerit e kishte në dorë gjykata dhe prokuroria, Beleri nuk doli. Kur mori vendimin e formës së prerë, lejen e jep Drejtoria e Burgjeve, që varet nga Ministria e Brendshme dhe Edi Rama. Pra i’a ka dhënë lejen Edi Rama dhe ka shkelur ligjet e shtetit. Për Belerin nuk është përgjegjës vetëm Berisha dhe Meta, por është Edi Rama që lejoi kandidimin e tij. Po Edi Rama, pasi përfitoi prej kësaj historie, u ul në tavolinë, bëri marrëveshje dhe i tha tani ke leje të bëhesh eurodeputet.

Lajme të tjera |  Ylli Manjani revoltohet kundër protestuesve, pasi e shanë në rrjetet sociale: Robt ku t’i kenë...

Tek urdhëri, ka një element interesant, te pika një thuhet se për sa kohë jepet leja dhe vendqëndrimi, specifikohet në Himarë ose në Strasburg. Nëse e shkel nenin, të çon deri në pesë vite burg. Beleri e ka shkelur, ndaloi në Greqi dhe takoi kryeministrin grek, bëri fushatë edhe për Petro Gjikurinë.

Ku ndodhemi sot? Beleri pasi mbaron punë në Greqi, shkon në Parlamentin Europian. Por këtë nenin e ka shkelur. Nëse gjykata jonë nuk e zbaton, është dora e Edi Ramës direkt. Është precedent. I jep leje njeriu të largohet nga vendi, këtij që kur është dënuar për dhunim të simboleve kombëtare, iu shmang dënimit. I jep leje nga burgu. Pse nuk u jep leje këtyre të tjerëve?

Këtij i’a dha për ekskursion nëpër Evropë. Pra të gjithë këtë histori, zoti Rama e bëri për të nxjerr veten, që ja, unë në Shqipëri bëra patriotin, nuk i lashë mandatin në Himarë, por mandatin atje.

Lajme të tjera |  “Presidenti u rrëmbye dhe u tërhoq zvarrë nga 5 policë”/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

Kur kam dëgjuar shefen e shërbimit sekret, që thoshte pa pikë turpi, jemi të shqetësuar nga shërbimet serbe dhe ruse, por greke? I ke kokë e këmbë aty, janë prezente edhe në zgjedhje, shume aktive.

Ideja që Rama, pasi përfitoi maksimalisht, do të përfitojë prapë, ja e lashë të bëhej eurodeputet.

Historia e Belerit, presim datën 20, a do të paraqitet. Por ai e ka shkelur gjithsesi. U tha që kjo është leje shpërblyese pas negociatave mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë. Ai bëri politikë kundër Shqipërisë dhe do ta shikoni shtabin e tyre në Himarë. Rama ka çuar Tavon, meqë ka disa lidhje te lobi grek”, tha Hoxha.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us