Shpërthimi me 2 viktima në Lushnjë/ Zbardhet DËSHMIA e përgjegjësit të ISHTI-së

Zbardhet dëshmia e dhënë në Prokurorinë e Fierit nga përgjegjësi i sektorit te Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial. Në dëshminë e ti ai ka deklaruar se në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinç me krahun e hapur i cili kishte të varur një bombol oksigjeni të lidhur me litar. Po ashtu në dëshminë e tij thuhet se mendohet se ka qenë dhe një bombol tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët së bashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjetën në vendin e ngjarjes por u gjendën copa të hapura. Ndërsa shpërthimi sipas tij, ka ardhur në dy faza.

Pjesë nga dosja: Është pyetur shtetasi Syria Beshaj përgjegjës sektori ISHTI shpjegon se në vendin e ngjarjes është konstatuar një autovinç me krahun e hapur i cili kishte të varur një bombol oksigjeni të lidhur me litar mendohet se ka qenë dhe një bombol tjetër shoqëruese scitileni ose gaz i lëngshëm propan të cilët së bashku realizojnë procesin e prerjes së metaleve e cila nuk u gjetën në vendin e ngjarjes por u gjendën copa të hapura. Rreferuar pamjeve filmike ai shpjegon se shpërthimi ka ardhur në dy faza. Faza e parë flaka në majën e vinçit dhe faza e dytë bombola në dysheme shkaktuar dhe gropën 2.5 x 2.5 x 0.6 metra. Shpërthimi sipas tij është shkaktuar ose nga rënia në tension e krahut të vinçit ose nga manovrimet e gabuara që mund të ketë dëmtuar tubot që lidhnin bombolat me kanellën.

Lajme të tjera |  'Opozita e ka humbur kredibilitetin', Açka në Report TV: Protesta për Zvërnecin është ‘shuplakë’ për Berishën dhe PD-në

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us