Shqiptari çudit Policinë e Dubait, i gjejnë në shtëpi 8 miliardë lekë: I kam për shpenzime ditore!

Një eksponentë i njohur i botës së krimit, nga Shqipëria, është ndaluar nga autoritetet në Dubai dhe policët në zbatim të ligjit janë detyruar t’i kontrollojnë shtëpinë. Por kur kanë mbërritur atje, policët janë çuditur nga ajo që kanë gjetur.

8 milionë euro ose 8 miliardë lekë shqiptare i janë gjetur cash shqiptarit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak se tashmë është i lirë në vendin e konsideruar si “Perla e Gjirit”.

Këtë detaj e ka treguar gazetari Eni Ferhati, i zbuloi për Euronews  dhe se çfarë u kishte thënë shqiptari policëve të Dubait.

Shumë shtetas shqiptarë të kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në vendin tonë, por dhe nga partnerët, strehohen në Dubai për shkak se vendi kryesisht nuk lejon ekstradimet.

Lajme të tjera |  SPAK merret edhe me Igli Taren, ja çfarë iu komunikua!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us