Shqiptari i v*rau të birin, babai i zjarrfikësit: Nuk mundem të shkoj në varreza…

Ishte mbrëmja e 12 Qershorit 2023, kur Giuseppe Tucci, një 34-vjeçar nga Foggia, u sulmua barbarisht jashtë një diskoteke në Frontemare të Riminit nga 29-vjeçari shqiptar, Klajdi Mjeshtri.

Tucci vdiq pak ditë më pas.

Një vit më vonë, babai Claudio vijon ta vajtojë bashkë me të shoqen Lella Pignataro: Nuk arrij të shkoj në varreza.

Sot, më 12 Qershor, në Rimini do të mbahet një meshë në kujtim të zjarrfikësit që nuk jeton më. Të enjten e njëjta gjë do të mbahet në Foggia.

“Por unë”, tregon i ati, “nuk arrij të shkoj në varreza. E nëse shkoj, për shkak të ngulmimit të gruas time, nuk dorëzohem, më pëlqen të mendoj që im bir është ende gjallë”.

Lajme të tjera |  VIDEO/ "Investimi i Kushnerit mund të trondisë turizmin grek në Jon," televizioni grek: Projekti synon turistë të nivelit të lartë, ishujt grekë kanë arsye të shqetësohen

Tani shqetësimi i Claudio Tucci-t është rezultati i procesit. Mjeshtri është në burg dhe për Prokurorinë e Riminit dhe prokurorin Davide Ercolani, është fajtor për vrasje me dashje.

Më 26 Qershor është parashikuar seanca e radhës, “por mbrojtja është e egër”, thotë i ati, “pretendon se im bir ka qenë i dehur dhe se kjo ka pasur rol në vdekjen e tij. Gjykatësi ka emëruar një mjek (ligjor) kryesisht që do të duhet të vlerësojë shkakun e vdekjes së Giuseppe-s.  Unë nuk mund ta pranoj, si mund të mendosh që të kuptosh për çfarë shkaku ka vdekur? Ka vdekur i vrarë nga një person i xhindosur”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us