Shtyhet gjyqi kundër Dados, shkak mungesa e avokatit! Veliaj i pranishëm: Unë pa punë jam, kështu që…

Gjykata Administrative ka shtyrë shqyrtimin e padisë së ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK, Ols Dado, për shkak të mungesës së mbrojtësit ligjor të Veliajt.

Avokati Plarent Ndreca i ishte drejtuar gjykatës me një kërkesë për shtyrje, duke argumentuar se nuk mund të ishte i pranishëm për arsye familjare. Në seancë ishte i pranishëm vetë Veliaj, i cili kërkoi që procesi të mos zhvillohej pa avokatin e tij.

Pjesë nga komunikimi në Gjykatën Administrative: 

Veliaj: Dua të deklaroj se pa praninë e avokatit nuk mund të vazhdohet seanca.

Avokati i Ols Dados: E lë në vlerësim të Gjykatës.

Gjykata: Në kuadër të mbrojtjes efektive e shtyjmë seancën për datën 24 korrik, ora 09:00.

Veliaj: Unë pa punë jam, kështu që…

Nw kwto kushte, gjykata vendosi të mos vijojë me shqyrtimin e çështjes dhe caktoi datën 24 korrik, ora 09:00, për zhvillimin e seancës së radhës.

Lajme të tjera |  Kthesë në treg? Ndërtuesit parashikojnë ulje të çmimeve dhe më pak blerës

Kryebashkiaku Veliaj mbwrriti mesditwn e sotme nw Gjykatwn Administriative nga forcat e policisë. Veliaj u pa teksa hynte në Administrative duke mbajtur nw duar romanin ‘Zoti President’.

Erion Veliaj depozitoi më 23 janar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, një kërkesë-padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2007-2012 dhe prokurorit të Posaçëm, Ols Dado, duke kërkuar konstatimin e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të këtij të fundit si prokuror nga noter që ishte në vitin 2008. Veliaj kërkon gjithashtu, që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të detyrohet të marrë vendim për përfundimin e menjëhershëm të statusit të magjistratit dhe ushtrimit në mënyrë të paligjshme të detyrës të prokurorit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us