Amir Rrahmani, futbollisti i Kombëtares Kosovare të Kosovës dhe Napolit, dhe Juliana Nura, ish-banore e “Big Brother VIP Kosova 1”, duket se nuk kanë qenë kurrë në krahët e njëri tjetrit.
Fotoja e tyre qarkulloi pak ditë më parë në media, ku pati edhe nga ata që aluduan për lidhje mes tyre. E vërteta jo vetëm që nuk është kështu, por është krejt larg kësaj.
Në një intervistë, Amiri ka deklaruar se Juliana i ka kërkuar të bëjnë foto dhe ai ka pranuar. Më pas ajo ua ka dërguar foton mediave, pa e publikuar as vetë, duke krijuar aludime se ata kanë një romancë bashkë. Duke e konsideruar veprimin shumë të ulët, futbollisti tha se është beqar.
“Nuk ka asgjë të re, është një gjë shumë e ulët të të kërkojë dikush foto e pastaj t’ua dërgojë mediave, as vetë nuk e ka postuar. Për mua është shumë e ulët prandaj kam vendosur mos të reagoj. Jam single dhe nuk ka asgjë të re”– tha futbollisti në një intervistë për RTV Dukagjini.
Në këtë mënyrë Rrahmani lë të kuptohet se i ka dhënë fund dhe marrëdhënies me këngëtaren Era Istrefi, e cila vetëm së fundi ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.



