SKANDAL në Kishën Katolike greke, priftërinjtë përvetësuan miliona euro dhe investuan në lokale nate

Një skandal i madh ka shpërthyer në Kishën Katolike të Greqisë. Sipas mediave greke, autoritetet kanë nisur një hetim, pasi raportohet se dy priftërinj të lartë në hierarkinë e Kishës kanë përvetësuar paratë e këtij institucioni, duke i investuar ato në disa lokale nate.

Bëhet fjalë për një shumë prej 3 milionë euro, të cilat u zhdukën nga arka e Kishës Katolike dhe përfunduan si investime në lokale nate. Kreu i Autoritetit Kundër Pastrimit të Parave ka proceduar me ngrirjen e llogarive bankare dhe pasurive të pesë pronarëve të klubeve të natës, pasi më parë ka dorëzuar provat e krimit në organin kompetent të akuzës.

Mësohet se skandali ka nisur 8 vite më parë, kur u zbuluan shuma të mëdha parash që dilnin nga llogari të caktuara nga dy priftërinjtë dhe përfundonin në llogaritë e pronarëve të disa klubeve të natës dhe shfaqeshin si investime në ato biznese. Institucionet ligjzbatuese në Greqi u vunë në lëvizjes pas alarmit që ngriti banka për lëvizje të shumave të mëdha.

Lajme të tjera |  Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, ja me sa do shiten nafta dhe benzina!

Autoriteti Kundër Pastrimit të Parave konstatoi se shuma prej 3 milionë eurosh ishte përvetësuar nga fondet e Kishës Katolike dhe të gjitha hetimet i çuan tek dy priftërinjtë dhe disa biznesmenëve të lokaleve të natës.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us