“Skandaloze, humbja më e madhe në histori”, në Serbi SHPËRTHEJNË pas disfatës turpëruese me Shqipërinë

Në Serbi humbja ndaj Shqipërisë po konsiderohet si një nga disfatat më të mëdha në historinë e tyre. kuqezinjtë e Sylvinhos fituan 1-0 në mes të Serbisë, me Rey Manajn që si një “shqiponjë” e vërtetë fluturoi mbi të gjithë për t’i dhënë 3 pikë shumë të rëndëishme ekipit tonë.

Por mediat serbe nuk e “kapërdijnë” dot diçka të tillë dhe këtë sfidë e quajnë skandaloze. “Humbja më e rëndë në histori” është titulli i artikullit të “Kurir”. Gjithashtu kjo media nuk kursen ass kritikat ndaj futbollistëve për paraqitjet e tyre në fushën e lojës. Madje, sugjeron se ndërrimi i trajnerit do të ishte si mënyrë për të rifituar drejtimin.

Siç dihet aktualisht pas kësaj disfate Serbia mban vendin e 3-të në gurpin K  me 7 pikë, 4 më pak se Shqipëria, por serbët kanë 1 ndeshje më shumë për të luajtur. Ndëkrohë kryeson Anglia me 15 pikë.

Lajme të tjera |  Maran në “gjurmët” e De Biasit dhe Sylvinhos te Shqipëria! Humbja, “ogur” për të shkruar historinë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us