Skenari/ Aksioni i opozitës në vjeshtë, Berisha: Largimi i Ramës kusht mbi kushtet, do të mobilizojmë shqiptarët e diasporën

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot para mediave se në vjeshtë do të nisë aksionin opozitar kundër largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

“PD do të bëjë çdo gjë për të mobilizuar shqiptarët të bëjnë cdo gjë për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri por dhe në diasporë, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.

Kemi të bëjmë me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve është dalja nga kjo situatë”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  Rama për Euronews: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit

Berisha: Opozita dhe shqiptarët duhet ta kenë dhe e kanë të qartë se kurrë me Edi Ramën nuk mund të votojnë si qytetarë të lirë. Largimi i Ramës është kushti i të gjitha kushteve që qytetarët të vendosin me vullnetin e tyre për qeverinë e ardhshme.

Ndaj dhe PD do bëjë cdo gjë për të mobilizuar shqiptarët për votën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë diasporën, ndaj përfaqësuesve të narkoshtetit në diasporë.

Ata janë përfaqësues të shtetit armik të votës së lirë të shqiptarëve dhe kemi të bëjëm me një diktaturë autokratike që ka si forcë lëvizëse drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndaj dhe qëndresa e përgjithshme e qytetarëve shqiptarë është rrugëdalja nga kjo situatë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us