Moriero, trajneri i ri i Laçit është shprehur pas përfundimit të takimit. Ekipi arriti t’a përmbys Vllazninë dhe kjo i pëlqeu italianit. Ai theksoi faktin se psikologjia ka të thojë shumë në futboll dhe kjo fitore duhet të shërbejë që klubi të ndërtojë një ecuri të mirë.
“Përpara se të fillojmë me pyetjet, dua t’i bëj dedikim 3 cunave të rritur në një skuadër puljeze. Jemi shumë afër familjeve të viktimave. Sporti është për të gjithë dhe klubi jonë i bashkohet solidaritetit. Kam 5 ditë që kam ardhur. Jam përpjekur që të rrisë psikologjinë e ekipit. Për ne kampionati fillon sot dhe ndaj dua t’u ndryshojë mentalitetin djemve. Jam munduar që t’u them çunave që futbolli është sakrificë dhe se duhet vetbesim i madh. Skuadra kishte shumë dëshirë të fitonte. Ndryshuam modelin e lojës. Fitorja e sotme do të na ndihmojë që të marrim të tjera në vijim”, u shpreh trajneri italian i Laçit.





