Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 64-vjeçare ish volejbollistja e njohur

Sporti shqiptar në zi. Ditën e sotme është ndarë nga jeta ish-volejbollistja e njohur në Shqipëri, Eda Shehu. Ish-volejbollistja e mirënjohur e Korabit të Peshkopisë ka mbyllur sytë në moshën 64-vjeçare.

Eda Shehu nuk ka mundur të fitojë ‘luftën’ me sëmundjen e rëndë që i mori jetën. Ish-volejbollistja nuk njihet vetëm në sportin që ushtronte, pasi një periudhë ka punuar me pasion edhe si mësuese e edukimit fizik në Tiranë.

Një humbje e madhe që la pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që kanë punuar me Eda Shehun.

Stafi i redaksisë së Newsport.al bashkohet me dhimbjen e familjarëve duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta për humbjen e njeriut të shtrenjtë.

Lajme të tjera |  “Sot bëmë një ndeshje të mirë, por nuk kishim fat për të shënuar”, Hoxha hedh “dritë” mbi të ardhmen: Nëse është kismeti për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us