“Sterilizimi”/ Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin biznesmenin Ilir Rrapaj.

Vendimi u dha me shuarje dënimi, sepse sipas llogarive, rezultoi se iu ka përfunduar koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim. Gjyqtari Bib Ndreca pranoi kërkesën e avokatëve dhe dha vendimin për lirim nga qelia me argumentin se u kanë mbaruar afatet e paraburgimit.

Rrjepaj dhe Rrapaj u dënuan nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me nga 6 vite burg për veprat penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim dokumentesh”. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu ul në 4 vite për secilin.

SPAK kërkoi 10 vite burg për dy të pandehurit, dënim qe zbret në 6.8 vite në rast se ata gjenden fajtor nga Gjykata e Posaçme.

Të dy ata akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro, por u shpallën të pafajshëm për akuzën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Lajme të tjera |  "Tani jam në pension” - Ish-deputeti demokrat tregon si e flakën nga PD: U përplasa ashpër me Flamur Nokën

Klodian Rjepaj, ish-zv.ministër akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” përmes grupit të strukturuar kriminal, si edhe falsifikim dokumentesh. Ndërsa ndaj Rrapajt rëndon akuza e vjedhjes përmes grupit të strukturuar kriminal.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us