Sulmuesi i Shqipërisë s’gjen rehati, gati të largohet nga ekipi për t’u bashkuar me “fqinjët” e Durrësit

Marvin Çuni është gati që të largohet nga Rubin Kazan përfundimisht. As huazimi te Sampdoria s’ka shkuar siç duhet, ndërkohë që tek ekipi rus nuk e duan më sulmuesin 24-vjeçar, të cilin e blenë 2 milionë euro 2 vite më parë.

Në kto kushte, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është gati të rikthehet në Itali. Sipas “Blucerchati.net”, “komshinjtë” e qytetit të Durrësit, Bari po mendon për të transferuar Çunin, i cili është i hapur për një kalim të tillë në Serie B. Ndërkohë që priten dy klubet, për të rënë dakord mbi formulën e këtij “operacioni”.

Kujtojmë se Çuni ka një karrierë interesante. Ai është aktivizuar më parë edhe për ekipe të tjera, si Freising, Bayern Munich, Sonnenhof, Paderborn, Saarbrucken dhe Frosinone.

Lajme të tjera |  I papërmbajtshëm përballë Izraelit, Rolando Maran "sms" Thomas Strakoshës me aktivizimin e ish-it të kampionëve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us