Chesterfield ka rinovuar kontratën me Armando Dobrën. Klubi i League Two dhe sulmuesi shqiptar kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për të vijuar bashkëpunimin edhe për 2 vite e gjysmë.
23-vjeçari, në këtë sezon ka luajtur 30 ndeshje dhe ka shënuar 8 gola, ndërsa ka dhuruar 2 asiste. Për të, ky është edicioni i 3-të me këtë ekip.
Armando Dobra është aktivizuar më herët për Colchester dhe Ipswich.





