Surprizë në listën e Sylvinhos, Adrion Pajaziti në “qiellin e shtatë”: Jashtëzakonisht krenar

Adrion Pajaziti është surpriza e listës së Sylvinhos për ndeshjen me Çekinë dhe Gjeorgjinë. Mesfushoir siguroi për herë të parë ftesën e Kombëtares A dhe tashmë do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij me fanellën kuqezi.

Për këtë grumbullim ka reaguar në rrjetet sociale 21-vjeçari i HNK Gorica. Talenti kuqezi ka shkruar se është mjaft i lumtur dhe krenar që do të luajë për ekipin e parë.

“Jam jashtëzakonisht krenar që kam arritur thirrjen time të parë në ekipin kombëtar”, ka shkruar Pajaziti, i cili e shoqëron me një zemër të kuqe dhe flamurti kuqezi.

Surprizë në listën e Sylvinhos, Adrion Pajaziti në

Lajme të tjera |  “Bëmë një ndeshje të mirë, por Izraeli di si të bëjë presing”, Maran mesazh tifozëve shqiptarë: Janë shumë mikpritës, më vjen keq që s’ua pagova me fitore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us