“Sy e veshë” nga Sllovenia, Egnatia luan nesër shanset për kualifikim në Champions League

Për Egnatian nuk ka një rrugë të mesme. Vetëm fitore në tokën sllovene, për të mbajtur gjallë shpresën e kualifikimit në Champions League.

Pas barazimit 3-3 në Rrogozhinë, ekipi i Nevil Dedes ka mbërritur në Slloveni për të bërë dhe përgatitjet e tyre të fundit, përpara se të zbresin në fushë përballë NK Celje, prej orës 20:15 në “Z’dezele Stadium”.

Fakti që takimi i parë u mbyll me 6 gola, një spektakël i vërtetë  në vija të përgjithshme, pritet që dhe kjo ndeshje e nesërme të marrë të njëjtën rrjedhë, ku do të luhet gjithçka për gjithçka në radhët e kampionëve të Shqipërisë.

Në rast se rrogozhinasit, dalin me fitore në këtë duel, do të hidhnin një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre evropian, e në probabilitetin më të mirë të mundshëm, nëse mbyllin rrugëtimin në Champions, do të ishin shumë afër prekjes së grupeve në Conference League.

Lajme të tjera |  U transferua te Partizani si pasues i Tedi Carës, sulmuesi 22-vjeçar “detyrohet” nga trajneri Bratu të nisë bisedimet me kuqezinjtë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us