Synohet mrekullia në “Air Albania” ndaj Hajduk Split, bastet sërish ua “presin” shpresat “djemve” të Ilir Dajës

Dinamo do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e enjte. Në “Air Albania”, dinamovitët do të presin Hajduk Split për të bërë mes tyre llogaritë e ndeshjes së kthimit të raundit të 3-të në Conference League.

Përballje kjo që është programuar të startojë në orën 20:45. Dueli i parë mes tyre ka përfunduar 2-1 në favor të kroatëve. Ndërkohë në “Air Albania” Ilir Daja me “djemtë” e tij d të synojnë mrekullinë për të shpresuar më pas te kualifikimi në “Play-Off”.

Por shanset sipas kompanive të basteve janë të vogla. Kështu fitorja e mundshme e Dinamos kuotohet me 4.20,m ndërsa barazimi 3.60. Ndërkohë nga krahu tjetër fitorja e hajduk Split vlerësohet me 1.75.

Lajme të tjera |  Po tërheq vëmendje me Red Bull New York në MLS, talenti finalizon debutimin e shumëpritur te Shqipëria! Reagon Adri Mehmeti

Gjithsesi “Blutë” e Dajës nuk kanë asgjë për të humbur dhe në “Air Albania” do të luajnë gjithçka për gjithçka për të shpresuar te kualifikimi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us