“Synojmë që të ndërtojmë një qendër të gazit në Vlorë”, Rama: Epokë e re bashkëpunimi me Azerbajxhanin

Nga Azerbajxhani, ku ishte i ftuar nderi nga presidenti Ilham Alyev, për të adresuar Samitin e 10-të të Korridorit Jugor të Gazit, kryeministri Edi Rama tha se duke u mbështetur nga përvoja e suksesshme e TAP, synojmë të ndërtojmë një qendër gazi të lëngshëm natyror në Vlorë.

Kjo rrugë e re e mëndafshtë e energjisë është shndërruar në një urë të bashkëpunimit intensiv me një format që shton dëshirën dhe mundësitë që ofron.

Sot ky format është shndërruar në një urë ku pjesë e re përbërëse është bërë edhe dimensioni i energjisë që gjelbër. Sot jemi dëshmitar se korridori i gazit ka ndryshuar shumë jetë dhe e ka bërë Evropën më të sigurt. Korridori jugor i gazit do të mbetet një nga korridoret më të sigurta. Me axhendën e gjelbër, gazi i Azerbajxhanit janë thelbësor për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne jemi të pozicionuar startegjikisht në rrugën e gazsjellësit trans-Adriatik.

Ne do orientojmë investimet drejt projekteve të energjisë së ripërtëritshme. Ajo që ne po bëjmë është do e diversfikojmë në burime hidrike. Investimet në energjinë e qëndrueshme janë thelbësore.

Po përpiqemi të ecim para për gazifikimin e vendit. Duke u mbështetur në përvojën e suksesshme me TAP synojmë të ndërtojmë një qendër gazi të lëngshëm natyror në Vlorë“, tha Rama.

Lajme të tjera |  Igli Tare sqaron raportin me Belinda Ballukun: E kam shoqe fëmijërie, apartamentin e bleva me bankë. Ia lashë në përdorim për...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us