Taulant Xhaka pensionohet dhe një tjetër shqiptar firmos kontratë 3-vjeçare me Baselin, klubi ZYRTARIZON sulmuesin

Albian Ajeti do të vazhdojë të jetë pjesë e Baselit edhe për disa sezone të tjera. Shqiptari ka vendosur të qëndrojë në Basel.

Palët mes tyre kanë rinovuar kontratën edhe për 3 sezonet e ardhshme. Kështu Ajeti do të mbajë veshur fanellën e zvicerianëve deri në vitin 2028.

Lajmin e ka zyrtarizuar klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Zvicerianët i urojnë suksese Ajetit në të ardhmen.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Taulant Xhaka luajti ndeshjen e fundit me Baselin dhe në karrierën e tij. Kjo pasi ish-mesfushori i Kombëtares pesionohet nga futbolli i luajtur, teksa në “St. Jakob-Par” u përshëndet me tifozët. Siç dihet Xhaka fitoi edhe titullin me Baselin në këtë sezon, duke e mbyllur karrierën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lajme të tjera |  Ia “rrëmbeu” Italisë për t’i dhënë debutimin me Kombëtaren shqiptare, Rolando Maran bën “bingo” me talentin e së ardhmes

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us