Të mërkurën rikthehen kampionët, Egnatia e Nevil Dedes në kërkim të “shkëndijës” së parë në Champions

Ditën e mërkurë do të jetë dita kur kampionët e Shqipërisë, Egnatia, do të rikthehen në fushë për të dhuruar një shfaqje dinjizote dhe për të bërë një nisje të mbarë të këtij turneu kualifikuese përballë Petrocub.

Ndeshja e parë e cila do të luhet në Chinisau prej orës 19:00, do të shënojë dhe hapjen e një kapitulli të ri me trajner Nevil Deden për edicionin e ardhshëm futbollistik 2026/27.

Duke marrë në konsideratë dhe afrimet e rëndësishme dhe me potencial që janë bërë në radhët e rrogozhinasve, pritshmëritë janë të mëdha për një nisje të mbarë dhe me rezultat optimal për të tentuar diçka më shumë në sfidën e kthimit.

Lajme të tjera |  Florin Bratu u bën "zbor" futbollistëve që në ditën e parë, Partizani nis përgatitjet për sezonin e ri

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us